burimin: Wikipedija
Gjergj Kastrioti, i njohur si Skënderbeu, lindi më 6 maj 1405 në Sinë dhe vdiq më 17 janar 1468 në Lezhë. Ai ishte i njohur si një luftëtar kundër dominimit osman dhe përpjekjeve për islamizim.
Skënderbeu ishte simbol i heroizmit kombëtar për shqiptarët. Gjergj Kastrioti Skënderbeu (1405 - 17 janar 1468) ishte një fisnik nga familja feudale Kastrioti, e cila kishte kontroll mbi pjesë të Shqipërisë qendrore dhe Maqedonisë lindore gjatë shekujve XIV dhe XV. Si shumë fisnikë të asaj kohe, ai synonte zgjerimin e territoreve të tij, duke lidhur aleanca dhe duke bërë lëshime për të siguruar mbështetje dhe mbrojtje.
Ai lindi në afërsi të qytetit të Dibrës, në një zonë kufitare ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë së sotme, në një fshat nën kontrollin e gjyshit të tij, Pal Kastriotit, i cili ishte vasal i Perandorisë Osmane. Ai u dërgua në Edrene si peng besnikërie nga babai i tij Gjoni, gjithashtu vasal osman. Pas arsimimit dhe një karriere ushtarake, ai u bë subash në Krujë (1437-8) dhe më pas sanxhakbeu i Sanxhakut të Dibrës në vitin 1440.
Megjithëse të afërmit e tij i ofruan të bashkohej me kryengritjen anti-osmane në Shqipëri (1432-8), ai mbeti besnik ndaj sulltanit për të ruajtur dukjen e lojalitetit. Kur vuri re krijimin e aleancave kundër osmanëve, ai dezertoi dhe u kthye në Shqipëri. Me rreth 300 ushtarë të tij, ia doli të mashtronte subashin e Krujës me një letër të falsifikuar të sulltanit dhe mori kontrollin e qytetit.
Gjatë 25 viteve të ardhshme, luftoi me sukses kundër Perandorisë Osmane në Shqipëri dhe Maqedoni, herë pas here edhe kundër Republikës së Venedikut dhe për llogari të Mbretit të Napolit në Itali, si dhe kundër Serbisë, e cila një herë e tradhtoi Skënderbeun dhe Huniadin në luftën kundër osmanëve. Ai vdiq më 1468 në Lezhë.
Për shkak të luftës së tij kundër osmanëve, fillimisht ai u lavdërua nga Kisha Katolike, megjithëse gjatë një periudhe të jetës së tij ishte mysliman dhe ortodoks. Shumë shpejt, ai u lavdërua edhe nga popujt sllavë të Ballkanit, të cilët e konsideruan atë një hero kombëtar të tyre. Në letrat e tij, Kastrioti gjithmonë firmoste me titullin “Princi Shqiptar”. Që nga shekulli XV, Skënderbeu ka qenë temë e shumë veprave letrare dhe artistike.
“Skënderbeu, heroi i Shqipërisë, qëndron si simbol i guximit dhe qëndresës kundër dominimit turk në Ballkan”.
“Admiroj guximin dhe aftësitë ushtarake të Skënderbeut, i cili mbron me guxim popullin e tij nga tirania osmane”.
“Sënderbeu është shembull i udhëheqësit të patrembur ushtarak i cili jashtëzakonisht ka ndikuar në historinë e Ballkanit me guxim dhe strategji të tij”.
“Skënderbeu ka qenë armik me të cilin Osmanët nuk janë përballur lehtë. Guximi i tij dhe aftësia e udhëheqjes ushtarake kanë mrekulluar shumëkënd”.
Izvor fotografije: Wikipedija
Përveç monumentit të Skënderbeut në pjesën urbane të Tuzit, ekziston edhe një tjetër monument i vendosur në vitin 2019 në zonën e Trieshit.
Monumenti i Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Triesh, solemnisht zbulua më 15.10.2019 para shkollës me të njëjtin emër, që i përket komunës së Tuzit. Këtë bust atëherë e zbuloi ish-kryetari i kësaj komune, zoti Nik Gjeloshaj, aktualisht nënkryetar dhe ministër në Qeverinë e Malit të Zi.
Tuzi është një vend tradicionalisht i banuar nga popullata shqiptare, e cila prej dekadash kultivon gjuhën, kulturën dhe traditat e veta. Vendosja e monumentit të Skënderbeut në një rajon si Tuzi përfaqëson nderim ndaj kësaj trashëgimie.
Ajo për të cilën banorët e Tuzit janë krenarë është pjesëmarrja e tyre e shpeshtë dhe aktive në manifestime dhe projekte që theksojnë rëndësinë e Skënderbeut si një simbol i unitetit të kombit shqiptar, jo vetëm në Tuz, por edhe në diasporë, e cila gjithashtu ndihmoi në ndërtimin e këtij monumenti.